Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre, pësojnë djegie në trup (EMRAT)

Të tre të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë pësuar djegie të shumta trupore.

29 Maj 2023, 10:00 Nga A.B
Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset çifti i
Ambulance

FIER- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos të Fierit duke sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë. Të plagosur kanë mbetur, Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi. Zjarri ra në banesën që ndodhet në lagjen "Grizë", Patos. Të tre të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë pësuar djegie të shumta trupore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen "Grizë", Patos. Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shperthen bombula e gazit ne patos fatmir saliaj ylvie saliaj daniela shperdheja

Sondazh

Poll