Aktualitet

Zhduket shqiptari në Itali, dyshohet se 38-vjeçari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, nisin kërkimet

Bashkëshortja e tij, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

29 Maj 2023, 09:54 Nga A.B
Zhduket shqiptari në Itali,  dyshohet se 38-vjeçari mund të
Kerkimet

ITALI- Po bëhen dy ditë që në komunën Occhiobello të Italisë, karabinierët dhe trupat e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të një 38 vjeçari shqiptar i cili raportohet i zhdukur.

Kjo u denoncua nga bashkëshortja e tij, e cila mbrëmjen e vonë të së shtunës, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, policia dyshon se shqiptari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, ndaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë./Dosja.al

zhduket shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll