Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 29 Maj 2023

"Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë që hapin portalet në vend

29 Maj 2023, 08:54 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,
faqja e pare e "Dosja.al"

"Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë që hapin portalet në vend. "Dosja.al”, "ABC News”, “Shqiptarja” dhe “Klan” e hapin me tensionet në veri të Kosovës. Sot pritet që qytetarët serbë të dalin sërish në protestë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e 29 Majit ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndërsa "Lapsi.al” ka si kryeartikull fitoren e Recep Tayyip Erdogan, dhe si ka ndryshuar Turqia gjatë kohës së tij në pushtet. Gazeta "Tema” ka socialistin Jorgo Goro, i cili flet për herë të parë pas zgjedhjeve. Goro e humbi garën për një grusht votash, megjithatë ai vlerëson se fitorja e Fredi Bejlerit nuk e nderon Himarën.

"Top Channel” e hap me dëshminë e ruses Svetlana Timofeeva dhe njohjen me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë, Mikail Zorin dhe Fedir Alpatov. "BalkanWeb” e hap me shqetësimin e një qytetareje nga Lushnja e cila denoncon në “Koha për t’u zgjuar” se po u prishin kolonat e pallatit, për të bashkuar dy dyqane. E ndërsa "Panorama” ka historinë e panjohur të dy klerikëve të famshëm katolikë! Si Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi, u pushkatuan pas "fjalimit programatik" të Enver Hoxhës, në maj ’68.

portalet 29 maj 2023 shqiperi

Sondazh

Poll