Politike

Manjani nuk përmbahet, shpërthen pas zgjedhjeve në Kosovë: Politika jonë mos të hajë më shumë m*t

7 Tetor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Manjani nuk përmbahet, shpërthen pas zgjedhjeve në Kosovë:

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Manjani shkruan se Shqipëria duhet që të marrë shënime nga Kosova për procesin e zhvilluar.

“Çfarë zgjedhjesh! Çfarë demokracie! Votim, numërim dhe rezultat brenda dit-natës. As zhurmë, as shamata. Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë! Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!,“-shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Çfarë zgjedhjesh! Çfarë demokracie! Votim, numërim dhe rezultat brenda dit-natës. As zhurmë, as shamata. Kosova zgjedh demokratikisht në një sistem proporcional dhe me lista të hapura. Kosova zgjidh krizën politike me zgjedhje, si çdo komb e edukuar demokratikisht. Kosova, shtet i ri me kufizime absurde deri tek lëvizja e lirë është shembull demokracie! Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë! Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ylli manjani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ylli manjani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll