Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, mesazhi për Kadri Veselin

7 Tetor 2019, 06:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, mesazhi

Tiranë- Për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka uruar, Albin Kurtin për fitoren. Nuk ka munguar edhe një urim për Vjosa Osmanin, partia e së cilës, LDK-ja u rendit e dyta në garë.

Ndërsa për Kadri Veselin, kreun e PDK-s, ai shprehet se ishin shembullorë në pranimin e rezultatit.

 

 

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shprehet Rama.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet ne kosove edi rama zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll