Politike

Arrestimi i drejtorit të Kadastrës/ Rama mesazh prokurorit: Merr rrogë nga krimi, drejtësia s’do vonojë (VD)

7 Tetor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Arrestimi i drejtorit të Kadastrës/ Rama mesazh prokurorit: Merr

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndaluar sulmin në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, i cili arrestoi drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Në takimin e përjavshëm me qytetarët për rezultatet e bashkë-qeverisjes, Rama tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligjin dhe marrin para nga grupet kriminale, do të dalin para drejtësisë.

Edi Rama: Ju e patë vetë javën e kaluar, të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit, por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces, kjo është e pamundur për qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sepse Kushtetuta përcakton qartë kufijtë e çdo pushteti dhe kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon. Fatkeqësisht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapin, çfarë të kapim’. Ata nuk kuptojnë që ndërtimi i sistemit të ri të drejtësisë kërkon kohë.

Të jeni të sigurtë të gjithë që ata që i përjashton Vettingu, do dalin para përgjegjësisë. Do japin llogari, të jenë të sigurtë të gjithë ata që bëjnë krime për qytetarët. Ata që fitojnë para të zezë dhe marrin ‘rroga’, se ato s’janë rroga por shpërblime të majme nga grupet kriminale, drejtësia mund të vonojë dhe pak, por nuk do t’i harrojë.

Deklarata e Ramës, vjen pak ditë pas sulmit publik nga qeveria në drejtim të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Ishte Rama i pari që përmendi prokurorin në një seancë plenare në Kuvend, duke thënë se ai punon për bandat. Pas tij, ishte zv.kryeministri Erion Braçe, i cili madje shkoi edhe në gjykatë, ku mori pjesë në një seancë gjyqësore dhe tha se Ndoja është i lidhur me bandat kriminale, dhe se prokurori arrestoi drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, përmes një denoncuesi anonim. 

Braçe mohoi akuzat e PD-së për lidhje familjare me Liridon Pulën.  Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoj edi rama erion brace prokurori ne durres arjan ndoj edi rama erion brace prokurori ne durres

Sondazh

Poll