Politike

Largimi i ish-funksionarëve/ Paloka: Ja për kë është dera e hapur në selinë e PD-së

7 Tetor 2019, 09:36 Nga DOSJA
Largimi i ish-funksionarëve/ Paloka: Ja për kë është

Tiranë-Edi Paloka, nën-kryetari i PD-së, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka deklaruar se për të gjithë ish-funksionarët, dera është e hapur në këtë parti.

Por ai ka theksuar se dera është gjithnjë e hapur për të gjithë ata që kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta me PD-në.

“Së pari duhet të kuptoni që hapja e PD-së është një politikë konstante e saj dhe me hapje nënkuptohet afrimi i të gjithë atyre që kanë të njëjtat qëllime dhe interesa me PD-në dhe me ata që PD-ja përfaqëson e që sot përbejnë shumicën e shqiptarëve. PD-ja nuk largon askënd po as nuk mund të mbaj askënd kundër dëshirës së tij. Afrimi apo largimi nga PD-ja edhe i ish-funksionarëve të PD-së është zgjedhje personale e gjithsecilit. Sigurisht dera është gjithnjë e hapur dhe një herë e përsëris, për të gjithë ata që kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta me PD-në.”, shprehet Edi Paloka.

Në zgjedhjet e vitit 2017 Basha, në listat më deputetë largoi disa nga figurat e vjetra të PD-së si Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi dhe disa të tjerë. Këta të fundit janë disa nga kritikët më të mëdhenj të Bashës.

Burimi: Panorama  

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka largimi i ish-funksionarëve nga pd edi paloka largimi i ish-funksionarëve nga pd

Sondazh

Poll