Politike

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, urime!

7 Tetor 2019, 06:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull i shkëlqyer i funksionimit

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kos0vë, ku fitues doli Vetëvendosja.

Në reagimin e tij, Meta shkruan se zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i funksionimit të demokracisë.

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!,”-shkruan Meta.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.79% të votave kryeson deri më tani Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ku janë numëruar mbi 95% të votave. Pas tij vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 15% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pas asnjë incident.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll