Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç: S’më gëzon fitorja e Albin Kurtit, do kemi bisedime të vështira

7 Tetor 2019, 06:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç: S’më gëzon

Kosovë– Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë  Aleksandar Vuçic.

Ai ka deklaruar në një konferencë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave të serbëve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar më tej se ky ishte një mesazh e serbëve nga Kosova, se ata janë të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në këtë vend.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë por ka theksuar se ky rezultat nuk do të ishte një gëzim për të. Ai u shpreh më tej se Beogradi do të negociojë me Kurtin si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet ne kosove aleksander vucic zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll