Bota

Vetëvendosja fiton zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti flet si kryeministër: Ftoj për koalicion Vjosa Osmanin (REZULTATET)

7 Tetor 2019, 05:19 Nga DOSJA
Vetëvendosja fiton zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti flet si

KOSOVE- Në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara dje, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë numrin më të madhe të votave në Kosovë. Brenda pak orësh është mbyllur procesi i numërimit pa asnjë incident dhe Albin Kurti morri 25.81% të votave. (shiko këtu) Pas tij në rezultate vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave.  E treta në garë renditet PDK-ja me 21, 18% të votave.

 

Në një deklaratë për mediet, pas rezultatit në favor të tij, kreu i LVV, Albin Kurti shpalli fitoren dhe u shpreh se ai dhe partia e tij është e gatshme që të ftojë LDK-në e Vjosa Osmanit, për një koalicion paszgjedhor për krijimin e qeverisë së re.

“ Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm. Së bashku do t’i kemi 60 deputetë. Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDK-në. Nesër do ta ftoj LDK-në për të krijuar koalicionin”, tha Kurti.

Sot ai dha mesazhin si kryeministër i Kosovës, duke u shprehur se se presin shumë punë të vështira, që sipas tij i shtojnë vullnetin.  Ndërkohë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi se pas 12 vitesh partia e tij do të kalonte në opozitë duke pranuar kështu humbjen e zgjedhjeve.

Për këtë rezultat, kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Për Bashën, populli në Kosovë votoi për ndryshimin. Nuk ka munguar edhe një reagim i Aleksandër Vuçiçit, i cili është shprehur se fitorja e Kurtit nuk e gëzon aspak.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit u thirr për të dëshmuar në Gjykatën Speciale. Me pretendimin se nuk donte të shkonte si zyrtar, Haradinaj dha dorëheqjen e tij duke ripërsëritur se do të kandidonte sërish nën siglën e AAK-së.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll