Bota

Si festoi Albin Kurti fitoren e zgjedhjeve, turma thirri mes Prishtinës emrin e gruas së tij (VD)

7 Tetor 2019, 05:36 Nga DOSJA
Si festoi Albin Kurti fitoren e zgjedhjeve, turma thirri mes Prishtinës

Kosovë- Pas daljes së rezultateve, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, bashkë me mijëra mbështet nisën festën në sheshin kryesor të Prishtinës.

Kurti teksa mbajti një fjalim  në sheshin e Prishtinës para simpatizantëve të tij i bëri ftesë Vjosa Osmanit për koalicion.

Në këtë fjalim ai pranë tij pati edhe njeriun më të afërt të tij, gruan Ritën. Gjatë fjalimit ai tha disa fjalë për Ritën, duke i falënderuar simpatizantët dhe kosovarët në përgjithësi që e pranuan në shtetin e tyre, gruan e tij norvegjeze.

Me këtë rast, të pranishmit ia filluar të thërrisnin emrin e saj njëzëri, duke bërë që ajo të qeshte e lumtur. Po kështu e emocionuar u shfaq edhe vajza e tyre.

Me 25.79% të votave kryeson deri më tani Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, të votave.  E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 15% të votave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll