Politike

Fitorja e Erdogan, Basha: Uroj që mbështetja e Turqisë për Shqipërinë të forcohet edhe më shumë

Basha thekson se mbetet me shpresë që bashkëpunimi i fortë mes dy shteteve, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë.

28 Maj 2023, 20:55 Nga m.s
Fitorja e Erdogan, Basha: Uroj që mbështetja e Turqisë për
Lulzim Basha

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur urimin e tij për presidentin turk Erdogan, pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Përmes një postimi në Twitter, ai përgëzon Erdogan duke u shprehur se Turqia është një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ndër të tjera thekson se mbetet me shpresë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë.

REAGIMI:

Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë.

lulzim basha zgjedhjet ne turqi 2023 erdogan

Sondazh

Poll