Politike

Erdogani u rizgjodh President, Begaj: Partneriteti dhe miqësia vëllazërore do rriten më tej

Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij për Erdogan përmes një postimi në Twitter

28 Maj 2023, 20:35 Nga m.s
Erdogani u rizgjodh President, Begaj: Partneriteti dhe miqësia
Bajram Begaj

TIRANE- Pas kryeministrit Rama, Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka shprehur urimin e tij po ashtu për Erdogan përmes një postimi në Twitter.

Mesazhi nga presidenti Begaj

Urime të përzemërta @RTerdogan në rizgjedhjen tuaj!

Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej.

Kjo është hera e parë në dekadat e fundit që Presidenti i Turqisë zgjidhet në një raund të dytë votimesh. Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 14 Maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

bajram begaj erdogan zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll