Politike

“Mos fluturoni me barishte nga mbrapa”/ Rama- drejtuesve të PS në Gjirokastër: Mos u mbushni me vetëkënaqësi!

Rama tha se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, nuk duhet marrë si votë se qytetarët janë të kënaqur.

28 Maj 2023, 12:41 Nga A.B
“Mos fluturoni me barishte nga mbrapa”/ Rama- drejtuesve të PS
Edi Rama

GJIROKASTËR- 'Mos u vetëkënaqni'- ishte ajo që u tha ditën e sotmekryeministri Edi Rama drejtuesve socialist në Gjirokastër. Gjatë turit të falenderimeve në këtë qytet, Rama tha se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, nuk duhet marrë si votë se janë të kënaqur, por se edhe pse nuk janë të kënaqur, ata kanë pritshmëri tek ta, dhe se për këtë duhet të punojnë edhe më fort.

Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.

Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin.

Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.

edi rama rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll