Politike

'Jeni ju ?'/ Rama ndalohet nga turistët në Gjirokastër, kryeministri: S'jam atraksion turistik

Me siguri turistët prisnin një përgjigje më të ngrohtë se ajo që morën.

28 Maj 2023, 12:12 Nga A.B
'Jeni ju ?'/ Rama ndalohet nga turistët në Gjirokastër,
Edi Rama dhe turistet

GJIROKASTËR- Turi i falenderimeve i kryeministrit Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër. Teksa ishte duke inspektuar punimet në zonë së bashku me ministren Mirela Kumbaro, Rama u ndalua nga një grup turistësh, që po kalojnë këtë periudhë në qytetin tonë. Duke rendur pas tij, të qeshur e të lumtur, ata e pyetën se nëse ai ishte kryeministri.

Mirëpo, duket se kreu i Qeverisë s'kishte shumë kohë për të huajt, duke i thënë se nuk është atraksion turistik e më pas u largua. 

BISEDA:

Turistja: Jeni ju zoti Rama?

Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik 

(Qeshin të gjithë)

edi rama

Sondazh

Poll