Politike

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Berisha: Albanologjia në varësi të Gjinushit, akt anti-kombëtar

Berisha e konsideron këtë vendim një akt antikombëtar dhe antiligjor të kryeministrit Edi Rama.

28 Maj 2023, 13:10 Nga A.B
Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Berisha: Albanologjia
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj projektvendimit  që po përgatit qeveria për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë dhe bashkimin e saj në Akademinë e Shkencave. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt antikombëtar dhe antiligjor i kryeministrit Rama.

REAGIMI I BERISHËS:

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës. Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm. Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor! #sb

Qeveria po përgatit vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll