Politike

Zhvillimet në PD, pasi mori drejtimin Gazment Bardhi bën lëvizjet e para

Bardhi do mbledhë strukturat e PD, me qëllim vendosjen e hapave zyrtare që do të ndiqen për të ardhmen

28 Maj 2023, 19:26 Nga p.s
Zhvillimet në PD, pasi mori drejtimin Gazment Bardhi bën lëvizjet
Gazment Bardhi

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka thirrur një mbledhje ditën e hënë dhe të martë, më 5 dhe 6 qershor për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe procesin e riorganizimit të PD-së.

Sipas Bardhit, kjo thirrje ka ardhur nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe hapave që duhet të ndërmarrë PD-ja për ringritjen dhe forcimin e saj.

Pas disfatës së thellë të opozitës më 14 Maj, në politikë është rikthyer edhe Lulzim Basha, i cili me daljet e tij publike nënkupton se mund të rikthehet në politikën aktive.

Njoftimi 

Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

- Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

- Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë.

gazment bardhi pd

Sondazh

Poll