Aktualitet

Fier/ Thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vihen në pranga dy persona

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë dy persona të moshës 29 dhe 41 vjeç

28 Maj 2023, 15:28 Nga m.s
Fier/ Thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,
rajoni i policise Fier

FIER- Dy persona në Fier janë vënë në pranga, pasi kanë thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë dy persona të moshës 29 dhe 41 vjeç.

Bëhet fjalë për personat me inicialet R. Ç., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier. Ai është kapur jashtë banesës nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në pranga ka rënë edhe M. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".

Njoftimi nga policia

Thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. Ç., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës nga shërbimet e Forcës së Posacme "Shqiponja", duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; -M. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".

fier arrest ne shtepi policia

Sondazh

Poll