Aktualitet

'Shqiptari grabitës me armë'/ 'The Sun': Aleksi tha se po vinte nga një zonë lufte, aplikoi për azil

Aleks Marku tha se po ikte nga Kosova dhe nuk përmendi kurrë që ishte dënuar me 14 vite burg për vjedhje.

28 Maj 2023, 14:47 Nga A.B
'Shqiptari grabitës me armë'/ 'The Sun': Aleksi
Policia

BRITANI E MADHE- Shqiptari Aleks Marku konsiderohet nga 'The Sun' si grabitësi i armatosur që hyri fshehurazi në Britani dhe më pas u tha autoriteteve se vinte nga një zonë lufte.

Media britanike shkruan se 25 vjet më vonë, Marku tha se po ikte nga Kosova dhe nuk përmendi kurrë që ishte dënuar me 14 vite burg për vjedhje.

“The Sun” raporton se Marku mori nënshtetësinë në vitin 2006. Dy vite më pas, në 2008, u ndalua me akuzën e dhunës së familje. Pasi ra në pranga, autoritetet zbuluan të vërtetën e së shkuarës së tij. Por, shqiptari nuk u dorëzua.

Për të penguar deportimin, ai ka aplikuar disa herë për azil. Për rastin, ka reaguar deputeti konservator Nigel Mills, i cili e konsideroi turp ngjarjen, ndërsa për Markun tha se “po qesh me drejtësinë në Angli”.

'Shqiptari grabitës me armë'/ 'The Sun': Aleksi

aleks marku shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll