Aktualitet

Goditi me thikë të moshuarin, pranga 34-vjeçarit në Vlorë

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

28 Maj 2023, 14:00 Nga A.B
Goditi me thikë të moshuarin, pranga 34-vjeçarit në
Arrestim

VLORË-  Një 34-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një qytetar në Vlorë. Policia thotë se këta persona janë përplasur mes tyre për motive të dobëta. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një 64-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

arrestim ne vlore

Sondazh

Poll