Aktualitet

Prishi qetësinë brenda lokalit në bregdetin e Durrësit, kundërshtoi policinë, arrestohet 38-vjeçari

Policia arrestoi personin me inicialet  E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

28 Maj 2023, 13:29 Nga A.B
Prishi qetësinë brenda lokalit në bregdetin e Durrësit,
Policia

DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi prishi qetësinë në një lokal dhe kundërshtoi me forcë efektivin e policisë. Policia arrestoi personin me inicialet  E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prishi qetësinë në një lokal në zonë bregdetare, si dhe kundërshtoi me forcë, punonjësin e Policisë që kryente veprimet për rastin, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, kanë konstatuar se shtetasi E. M. po prishte qetësinë publike, në një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për shoqërimin e shtetasit E. M., i cili gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim ne durres

Sondazh

Poll