Aktualitet

"Mafiaaa....'/ U arrestuan në Morinë, emigrantët lihen në burg, shpërthejnë në të shara

Emigrantët janë revoltuar dhe kanë filluar të shajnë në gjuhën përkatëse, gjatë kohës që blutë i shoqëronin në furgon.

28 Maj 2023, 14:26 Nga A.B
"Mafiaaa....'/ U arrestuan në Morinë, emigrantët lihen
Te denuarit

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘arrest me burg me afat 3-mujor’ për gjashtë emigrantët sirian, alegjerian dhe maroken. Këta persona, u arrestuan pak ditë më parë, në kufirin e gjelbër në Morinë.

Duket se emigrantët duket se nuk e kanë pritur mirë masën, pasi janë revoltuar dhe kanë filluar të shajnë në gjuhën përkatëse, gjatë kohës që blutë i shoqëronin në furgon.

'Mafiaa, mafiaa'- kanë thënë ata, teksa shoqërohen nga Policia drejt mjeteve. 

Pesë sirianë dhe një algjerian të moshave 20 deri në 40 vjeç u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Strukturimi”, ndërsa një i dyshuar i shtatë u shpall në kërkim. Ata janë identifikuar si: Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir, 25 vjeç,  Nagid Alabdahah, 20 vjeç, Muhamed Shehab, 21 vjeç, Mohamed Radawin, 20 vjeç dhe Rabii Lqadi, 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

Këta persona kishin hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë të punonjësve të policisë së shtetit, armëmbajtje pa leje si dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit./Dosja.al

kukes

Sondazh

Poll