Aktualitet

'Aksion në mes të natës në Tiranë'/ Policia në ndjekje të mjetit, shoferja 22-vjeçare pa PATENTË s'bindet, në fund pëson aksident, 2 të lënduar

22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

28 Maj 2023, 11:44 Nga A.B
'Aksion në mes të natës në Tiranë'/ Policia
Policia

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçare e cila u kap në gjendje të dehur në mjet, nuk iu bind urdhërit të Policisë për të ndaluar, e madje në fund pësoi edhe aksident. Forcat blu bëjnë të ditur se vajza me inicialet S.D, banuese në Tiranë, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

- S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll