Aktualitet

'Do të të vras'/ Dhunoi gruan dhe djalin e mitur për motive xhelozie, arrestohet 46-vjeçari në Dibër, sekuestrohet arma

Haxhi Shtjefni ka kanosur me armë gjahu çifte se do t’i vriste, konflikt ky që dyshohet se ka nisur për motive xhelozie.

28 Maj 2023, 12:03 Nga A.B
'Do të të vras'/ Dhunoi gruan dhe djalin e mitur për
Arma

DIBËR- Një 46-vjeçar në Dibër është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit 17-vjeçar. Haxhi Shtjefni ka kanosur me armë gjahu çifte se do t’i vriste, konflikt ky që dyshohet se ka nisur për motive xhelozie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu. Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcëntonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë  kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik0sionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme./Dosja.al

haxhi shtjefni

Sondazh

Poll