Aktualitet

Granata te 'Rana e Hedhun' në Shëngjin, forcat xheniere e çaktizivojnë (FOTO)

Mendohet që mjeti shpërthyes ishte disa vjeçar.

28 Maj 2023, 12:38 Nga A.B
Granata te 'Rana e Hedhun' në Shëngjin, forcat xheniere e
Forcat xheniere

LEZHË- Një ditë më parë 'Dosja.al' raportoi për gjetjen e një granate dore në zonën e “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ditën e sotme, ajo është hequr dhe asgjësuar nga forcat xheniere të cilat kanë mbërritur me të marrë informacion për ngjarjen.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Siç shihet edhe në fotot më poshtë, forcat xheniere kanë bërë të mundur asgjësuar në vend të granatës.

Granata te 'Rana e Hedhun' në Shëngjin, forcat xheniere e

Nga të dhënat paraprake, mendohet që mjeti shpërthyes ishte disa vjeçar./Dosja.al

granata ne shengjin

Sondazh

Poll