Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 64-vjeçari hap derën e makinës, aksidenton të miturin dhe 'ia mbath', arrestohet nga policia

Policia njofton se një 64-vjeçar ka hapur derën makinës të cilën po drejtonte dhe ka aksidentuar një të mitur rreth moshës 12 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

28 Maj 2023, 11:44 Nga a.l
E rëndë në Tiranë/ 64-vjeçari hap derën e
Policia Tiranë

TIRANË- Një aksident i pazakontë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 64-vjeçar ka hapur derën e makinës të cilën po drejtonte dhe ka aksidentuar një të mitur rreth moshës 12 vjeç. Ai më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri, sipas njoftimit nga policia është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

"A. Xh., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin (ka hapur derën e automjetit) dhe ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas ëshrë larguar nga vendi i ngjarjes. 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve",njofton policia. 

I arrestuari është identifikuar me iniciale A. Xh. 

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll