Aktualitet

MEGAOPERACION në Krujë! 100 Policë, FNSH & dronët zbulojnë parcelat, asgjësohen 685 fidanë cannabis (PAMJET)

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

28 Maj 2023, 11:09 Nga A.B
MEGAOPERACION në Krujë! 100 Policë, FNSH & dronët
Parcela

KRUJË- Një megaoperacion është zhvilluar nga 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë, duke përfshirë edhe përdorimin e 5 dronëve. Ky operacion ishte faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Policia konstatoi dhe asgjësohen në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë.

Në përfundim të saj, Policia ka shpallur në kërkim Akez Dibranin, 53-vjeç, banues në fshatin Zezë, si autori i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Në këtë megaoperacion, 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë. Konstatohen dhe asgjësohen në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshtrave Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël, Krujë. Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

akez dibrani operacioni territor i paster

Sondazh

Poll