Bota

Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti takohet sërish sot me të dërguarin special të Gjermanisë

Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.

28 Maj 2023, 08:45 Nga A.B
Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti takohet sërish sot me
Albin Kurti

KOSOVË- Pas takimit që zhvilluan një ditë më parë, edhe sot do të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.

Emisari gjerman ka deklaruar se në takim me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, dhe tensioneve që ka pasur në veri. Sipas Sarrazin, veprimet e institucioneve kosovare të premten kanë qenë të gabuara.

“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti pas takimit ka deklaruar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë./Dosja.al

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2023, 08:39 A.B

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshë...