Sport

Galtier beson se "e meriton një shans të dytë" në krye të PSG-së për vitin e ardhshëm

Christophe Galtier dëshiron të mbetet në postin e tij si trajner i Paris Saint-Germain!

28 Maj 2023, 08:30 Nga DOSJA
Galtier beson se "e meriton një shans të dytë" në

FRANCE - Christophe Galtier arriti një nga objektivat e vendosura nga klubi në startin e sezonit mbrëmjen të së shtunës duke fituar kampionatin francez, por a do të mjaftojë kjo për të përfunduar kontratën e tij në kryeqytet, deri në qershor 2024? 

Javët e fundit trendi ka qenë shumë qartë negativ, drejtuesit parizienë tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri. Nga ana e tij, “Galette” ka mbajtur gjithmonë një komunikim shumë të qartë, duke lënë të kuptohet se ai do të jetë sërish aty edhe vitin e ardhshëm pavarësisht dështimeve në Champions League dhe Kupën e Francës.

Pasi PSG ka siguruar titullin e 11-të të kampionit të Francës, ai në një konferencë për shtyp, shpjegoi në mënyrë të veçantë, se ai "meritonte" një shans të dytë: "Po, unë meritoj një shans të dytë te Paris Saint-Germain. Unë dhashë gjithçka me shumë energji, duke kaluar në kohë shumë, shumë të vështira. Nuk më keni kursyer, personalisht e ndjej se e meritoj të vazhdoj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll