Bota

Sarrazin: S’do lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për shkak të një budallallëku

Sarrazin para mediave tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

27 Maj 2023, 16:21 Nga I.A
Sarrazin: S’do lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e
Manuel Sarrazin

KOSOVË- I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit. Sarrazin para mediave tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

“Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

manuel sarrazin tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll