Bota

Sveçla i shkon në zyrë kryetarit të ri të Leposaviçit: Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat

Svelça i ka ofruar mbështetje kryetarit të ri të komunës dhe tha se së bashku do të vazhdojnë angazhimet për të mirën e qytetarëve.

27 Maj 2023, 13:34 Nga f.i
Sveçla i shkon në zyrë kryetarit të ri të
Xhelal Sveçla dhe Lulzim Hetemi

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi.  Svelça i ka ofruar mbështetje kryetarit të ri të komunës dhe tha se së bashku do të vazhdojnë angazhimet për të mirën e qytetarëve.

“Sot pata nderin të pritem në zyren e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviçit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Sveçla në Facebook.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll