Bota

Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale

Në takim u diskutua për procesin pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

27 Maj 2023, 15:58 Nga I.A

Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në takim u diskutua për procesin pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.​

Sarrazin është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale të Vuçiç janë legjitime. Ndërkaq, Sarrazin iu tha sot gazetarëve se arsyeja pse është sot në Kosovë është për të përçuar mesazhin se nuk lejojnë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për veprime të pa menduara.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

albin kurti besnik bislimi manuel sarrazin tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll