Bota

U përplas me portat e 'Downing Street'/ Lirohet shoferi

43-vjeçari u arrestua të enjten nga policia e Londrës pas një aksidenti me makinë në portat e Downing Street, nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm pas incidentit.

27 Maj 2023, 14:10 Nga f.i
U përplas me portat e 'Downing Street'/ Lirohet shoferi
pamje nga vendngjarja

BRITANI E MADHE- Shoferi i cili u përplas me portat e rezidencës së kryeministrisë së Britani të Madhe është liruar. Mediat e huaja raportojnë se pas incidentit Rruga 'Whitehall' në Londër u mbyll, shkruajnë mediat e huaja.

43-vjeçari u arrestua të enjten nga policia e Londrës pas një aksidenti me makinë në portat e Downing Street, nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm pas incidentit, për të cilin policia tha se rasti nuk po trajtohej si “i lidhur me terrorin”.

Autoritetet thanë se oficerët kundër-terrorizmit janë përfshirë në hetim.

sumohet rezidenca e rishi sunak

Sondazh

Poll