Bota

Grenell i sulet Kurtit: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë, lideri i parë që dënohet njëzëri nga demokratët dhe republikanët

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

27 Maj 2023, 16:09 Nga I.A
Grenell i sulet Kurtit: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë, lideri i
Kurti dhe Grenell

SHBA- Ish i dërguari i posaçën amerikan për Kosovën Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit pas tensioneve të djeshme në veri të Kosovës. 

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Grenell u shpreh se Kurti ka rrënuar lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës. Grenell quajti problem dhe heshtjen e Presidentes Vjosa Osmani, të cilën e konsideroi si pohim. 

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët. Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, shkruan Grenell.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

richard grenell albin kurtit tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll