Bota

"Vuçiç i lig, Kurti i papërgjegjshëm"/ Analisti amerikan ngre pyetjen: Çfarë do të ndodhte nëse do të vritej një shqiptar apo serb?

Ai tha se rezultati qe erdhi nga ky rast ishte tragjedi për familjen e oficerit të vrarë nga sulmuesi serb, atmosferë e ngarkuar e muaj me barrikada serbe dhe më shumë dhunë nga serbët, duke plagosur ushtarë të KFOR-it.

27 Maj 2023, 14:00 Nga f.i
"Vuçiç i lig, Kurti i papërgjegjshëm"/
Edward Joseph

SHBA- Analisti amerikan, Edward Joseph, i ka cilësuar të ngutura reagimet për deklaratën e SHBA-së që dënoi veprimet e Kosovës në Veri, duke shtruar një pyetje.

“Në nxitimin për të dënuar SHBA-në që dënoi veprimit e Kosovës në veri sot, neglizhohet 1 pyetje: po sikur dikush serb apo shqiptar të vritet? Më kujtohet mirë në vitin 2011, aksioni i pakoordinuar i Prishtinës në veri që la të vdekur një oficer të Policisë Speciale kosovare”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se rezultati qe erdhi nga ky rast ishte tragjedi për familjen e oficerit të vrarë nga sulmuesi serb, atmosferë e ngarkuar e muaj me barrikada serbe dhe më shumë dhunë nga serbët, duke plagosur ushtarë të KFOR-it.

“Çështja është se dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiç mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm. Po, fajin e ka Beogradi: regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit vazhdimi i bojkotit të institucioneve të Kosovës; përmbysja flagrante e Marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të Ohrit. Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiçit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit. Mosbalancimi ndërmjet qëndrimit të SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë nuk është më i qëndrueshëm”, -thotë ai.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

edward joseph

Sondazh

Poll