Bota

HERA E PARË që ndodh! Kokaina me simbolet e Hitlerit kapet në Peru

Droga e gjetur në dërgesë që thuhet se ishte e destinuar për në Belgjikë kishte gjithashtu të shtypur emrin Hitler.

27 Maj 2023, 12:18 Nga k.m.
HERA E PARË që ndodh! Kokaina me simbolet e Hitlerit kapet në
Kokaina e presuar

PERU- Policia peruane ka sekuestruar 58 pako një kilogramëshe me kokainë, të cilat ishin të destinuara për në Belgjikë, ndërsa mbi to kishte dhe një foto të një flamuri nazist nga jashtë dhe emrin Hitler të shtypur brenda pakos. Zbulimi ndodhi në portin e Paitas, në bregun verior të Paqësorit të Perusë, afër kufirit të saj me Ekuadorin.

Droga ishte fshehur brenda një kontejneri transporti që mbante asparagus dhe dërgesa ishte e destinuar për një port në Belgjikë. Drejtoria kundër drogës e policisë peruane i tregoi "AP", video dhe fotografi duke zbuluar se droga ishte brenda sistemit të ventilimit të një kontejneri.

Autoritetet peruane kanë raportuar më parë se kanë gjetur kokainë në pako në formë tulle me simbole të ndryshme dhe të çuditshme, por asnjëherë një me flamurin e Gjermanisë naziste. Autoritetet në Peru vlerësojnë se vendi prodhon rreth 90 ton drogë në vit dhe pjesa më e madhe niset për në Evropë përmes detit, por edhe përmes avionëve të vegjël që transportojnë kokainë në Bolivi, në rrugën e saj drejt porteve të Atlantikut.

Peruja është kultivuesi i dytë më i madh në botë i gjetheve të kokasë, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe prodhuesi i dytë më i madh i kokainës./TheGuardian

peru

Sondazh

Poll