Bota

“Kosova është Serbi”! Shoferët shqiptarë fyhen dhe provokohen nga mbështetësit e Vuçiçit në Beograd (VIDEO)

Në videon e publikuar serbët të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.

27 Maj 2023, 13:00 Nga f.i
“Kosova është Serbi”! Shoferët shqiptarë fyhen
Shoferët shqiptar

SERBI- Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiçit në Serbi, kanë fyer dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë. Në një video të siguruar nga KosovaPress, serbët të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.

Komunikimi në video:

– Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten. Flisni serbisht, nuk dini serbisht.

– Nga je?

-Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe.

shofer shqiptar aleksandar vuçiç beograd

Sondazh

Poll