Bota

Tensionet në Veri/ Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

Sipas Goran Rakiç Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

27 Maj 2023, 13:10 Nga f.i
Tensionet në Veri/ Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut
Goran Rakiç

SERBI- Lista Serbe i ka kërkuar Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe. 

Sipas Goran Rakiç Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

'Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën,- tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç në konferencën për media citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll