Bota

Tensionet në Veri/ Mediat serbe publikojnë pamjet: Shikoni si forcat e Kurtit mbajnë nën kërcënimin e armëve njerëzit

Në imazhet e publikuara shihet se forca policore shqiptare mbajnë nën kërcënimin e armëve protestuesit serbë të cilët ndodheshin para zyrave të kryetarit të komunës në Zveçan.

27 Maj 2023, 11:46 Nga f.i
Tensionet në Veri/ Mediat serbe publikojnë pamjet: Shikoni si forcat e
veriu i Kosovës

KOSOVË- Media serbe Alo.rs ka publikuar disa pamje nga tensionet në veri të Kosovës, ku shihet se forca policore mbajnë nën kërcënimin e armëve protestuesit serbë të cilët ndodheshin para zyrave të kryetarit të komunës në Zveçan.

Duke i quajtur komunat në veri pjesë të serbisë artikulli fillion: Terroristët e Kurtit pushtuan dje komunat serbe me armë.

'Policët shqiptarë me tyta të gjata, nën kontrollin e Albin Kurtit, mbanin nën kërcënimin e armëve serbët për orë të tëra, ndërsa ata tentonin të hynin në ndërtesat e komunës dhe të vendosnin kryetarët shqiptarë,"-shkruhet më tej në artikullin e medias serbe.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll