Bota

Mbyllet seanca e Këshillit të sigurisë në Serbi/ Konkluzioni: NATO nuk ka përmbushur misionin

Në seancë u theksua se komandanti i KFOR, nuk e ka kryer detyrën e tij në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi.

27 Maj 2023, 11:31 Nga f.i
Mbyllet seanca e Këshillit të sigurisë në Serbi/
Këshilli i Sigurisë

SERBI- Është mbajtur sot seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kushtuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Blic.rs raporton se në seancë u theksua që komandanti i KFOR, nuk e ka kryer detyrën e tij në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi.

Gjatë takimit u theksua se misioni i NATO-s në Kosovë KFOR-i, nuk e ka kryer punën e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova. 

'Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që misioni të përmbushë funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi. Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj,' theksohet në njoftim.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll