Bota

Ministri serb 'kërcënon' Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

Në deklaratën e tij, Vuçevic e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

27 Maj 2023, 10:45 Nga f.i
Ministri serb 'kërcënon' Kosovën: Të gjitha
Milosh Vuçeviç

SERBI- Pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë, një ragim ka ardhur nga Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç. Ai pohoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën. Në deklaratën e tij, Vuçevic e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

"Ushtria “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”,-tha ai.

Vuçevic deklaroi se “është duke u zhvilluar përpjekja për të pushtuar të gjitha komunat në veri të Kosovës nga të ashtuquajturit liderë komunalë, absolutisht jolegjitimë dhe të zgjedhur ilegalisht”. Ai u ankua se reagimi i KFOR-it (Misioni i NATO-s në Kosovë) dhe EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit) ishte i butë.

milosh vuçeviç

Sondazh

Poll