Bota

Kurti i drejtohet serbëve në veri: Bashkëpunoni me kryetarët e rinj të komunave

Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në veri të vendit, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj të komunave.

27 Maj 2023, 09:09 Nga f.i
Kurti i drejtohet serbëve në veri: Bashkëpunoni me kryetarët
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në veri të vendit, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj të komunave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se marrja e detyrës dhe hyrja në objektet e komunave në veri, do të dduhet të ishte gjëja më normale e mundshme.

'Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë. Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve,-shkruan Kurti.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll