Bota

Tensione në veri të Kosovës/ Reagon Sveçla:Po inkurajoni Radojçiçin për të sulmuar policët e Kosovës

Ai ka thënë se keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

27 Maj 2023, 08:03 Nga f.i
Tensione në veri të Kosovës/ Reagon Sveçla:Po inkurajoni
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Pas deklaratave kritikuese për Kosovën, si pasojë e tensioneve në veri të vendit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla etiketimi i veprimeve të ligjshme të policisë si “të dhunshme” dhe operacionit të saj si “dhunë”, është “ftesë” për Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës, shkruan Kosovapress.

Cilësimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiçin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Ai ka thënë se keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll