Bota

Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova e Serbia për çështjen e dialogut.

27 Maj 2023, 10:29 Nga f.i
Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e
Manuel Sarrazin

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga Kosova e Serbia për çështjen e dialogut.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj. Vetëpërmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”, shkroi Sarrazin në Twitter.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll