Bota

Mitingu 'Serbia e Shpresës' para Kuvendit/ Vuçiç kritika QUINT-it për tensionet: Heshtën për të gjitha!

Sa i takon zhvillimeve në veri lideri serb ndër të tjera kritikoi edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje.

26 Maj 2023, 21:39 Nga a.l
Mitingu 'Serbia e Shpresës' para Kuvendit/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Në sloganin 'Serbia e Shpresës', presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka organizuar sot një miting përpara Kuvendit në Beograd, ku ka mbajtur një fjalim. Tubimi i organizuar vjen si përgjigje pas tensioneve dhe incidenteve të shënuara gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës. Ai njoftoi se nesër do të ketë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, pasi njoftoi dorëheqjen si kryetar u partisë Partia Përparimtare Serbe. 

Sa i takon zhvillimeve në veri lideri serb ndër të tjera kritikoi edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje, shkruan Kurir.rs.

"Dhe përfaqësuesit e Quintës heshtën për të gjitha këto, por nuk patëm krizë më të madhe dhe më të vështirë, sapo të përfundojë mbledhja do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kam frikë nga shumë gjëra të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Ne kemi nevojë për unitet dhe bashkim më shumë se kurrë", tha ai. 

Mitingu 'Serbia e Shpresës'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka organizuar sot një miting në sloganin 'Serbia e Shpresës', pasi firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të vendit duke përfituar kështu edhe nga tensionet në Kosovë. Me pjesëmarrjen e mijë qytetarëve serbë, tubimi i Partisë Përparimtare Serbe u zhvillua para kuvendit në Beograd.Tubimi nisi me një minutë heshtje për viktimat e dy vrasjeve që ndodhën në Beograd dhe Mlladenoc në fillim të majit. Në fjalën e tij para qytetarëve, lideri serb njoftoi dorëheqjen si kreu i partisë SNS (Partia Përparimtare Serbe), duke u shprehur se nga nesër detyra e tij do të jetë vetëm si lideri i vendit dhe i qytetarëve.

protesta ne serbi

Sondazh

Poll