Bota

Tensionet në veri/ QUINT-i thirrje autoriteteve të Kosovës: Të zmbrapsen menjëherë! Duhet të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in

QUINT-i ka dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

26 Maj 2023, 22:19 Nga a.l
Tensionet në veri/ QUINT-i thirrje autoriteteve të Kosovës:
Veriu i Kosovës

KOSOVË- Vendet e QUINT-it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të zmbrapsen menjëherë nga veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

QUINT-i ka dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

“Po ashtu, QUINT-i ka shprehur shqetësim nga vendimi i Serbisë që ta ngritë nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në kufirin e Kosovës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në njoftim. 

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll