Bota

Mitingu në Beograd/ Daçiç: Kurti kërkon të pushtojë komunat serbe me dhunë! Nuk do e lejojmë

Teksa mori fjalën në podiumin para Kuvendit, Daçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës se kërkon të marrë me dhunë komunat serbe. 

26 Maj 2023, 21:50 Nga a.l
Mitingu në Beograd/ Daçiç: Kurti kërkon të
Ivica Daçiç

SERBI- I pranishëm në mitingun e organizuar sot nga presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç është edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç. Teksa mori fjalën në podiumin para Kuvendit, Daçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës se kërkon të marrë me dhunë komunat serbe. 

"Nuk kemi ndërmend të zhdukemi, por të mbijetojmë. Dhe nëse qëndrojmë nën një kumbull, ai serb do të luftojë me armiqtë. Sot dëgjuat se Kurti dëshiron t'i pushtojë komunat serbe me dhunë. Kosova dhe Metohia është vendi ynë, çdo hap i të cilit është i mbuluar me gjak", tha Daçiç, shkruan Kurir.rs.

Ai shtoi se tubimi i sotëm nuk është një tubim politik, por një mesazh i “Serbisë së edukuar dhe të denjë”.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

protesta ne serbi ivica dacic

Sondazh

Poll