Bota

'Duam të jetojmë në paqe'/ Dodik nga mitingu në Beograd: Nuk do t'i lejojmë ata të na përfshijnë në konflikte

Në fjalën e tij në podiumin para Kuvendit ai tha se ka ardhur për të mbështetur Serbinë, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë ta tërheqin vendin sërish në konflikte, duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës. 

26 Maj 2023, 22:01 Nga a.l
'Duam të jetojmë në paqe'/ Dodik nga mitingu në
Milorad Dodik

SERBI- Në mitingun e organizuar sot nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Beograd i pranishëm ishte edhe presidenti i Republikës Sërpska, që është njëra nga entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik. Në fjalën e tij në podiumin para Kuvendit ai tha se ka ardhur për të mbështetur Serbinë, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë ta tërheqin vendin sërish në konflikte, duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës. 

"Ne jemi një komb, kombi serb dhe t'u tregojmë të gjithëve se nuk ka boshnjakë dhe serbë, por vetëm serbë. Ne duam të jetojmë në paqe, por nuk do të lejojmë që ata të na tërheqin përsëri në konflikte. Sot më shumë se kurrë jemi me vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë. Kohë më parë e kemi mësuar se nuk ka liri pa shtet dhe ku serbët nuk kanë shtet, nuk kanë as liri! Rroftë Serbia, rroftë Republika Srpska!", tha Dodik, shkruan Kurir.rs. 

Mitingu 'Serbia e Shpresës'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka organizuar sot një miting në sloganin 'Serbia e Shpresës', pasi firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të vendit duke përfituar kështu edhe nga tensionet në Kosovë. Me pjesëmarrjen e mijë qytetarëve serbë, tubimi i Partisë Përparimtare Serbe u zhvillua para kuvendit në Beograd.Tubimi nisi me një minutë heshtje për viktimat e dy vrasjeve që ndodhën në Beograd dhe Mlladenoc në fillim të majit. Në fjalën e tij para qytetarëve, lideri serb njoftoi dorëheqjen si kreu i partisë SNS (Partia Përparimtare Serbe), duke u shprehur se nga nesër detyra e tij do të jetë vetëm si lideri i vendit dhe i qytetarëve.

protesta ne serbi

Sondazh

Poll