Bota

Përfundon orarin e punës, kryetari i Zveçanit largohet nga komuna nën masa të rrepta sigurie

Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar për të penguar kryetarin e zgjedhur që të futet në zyrë.

26 Maj 2023, 21:06 Nga a.l
Përfundon orarin e punës, kryetari i Zveçanit largohet nga
Ilir Peci

KOSOVË- Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci sapo ka dalë nga ndërtesa e komunës nën shoqërinë e forcave të policisë. Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar për të penguar kryetarin e zgjedhur që të futet në zyrë.

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll