Bota

Marrëveshja mes Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi/ BE: Do përballen me reagim të fortë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në një deklaratë i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të ndryshojë vendimet që mund të kontribuojnë vetëm në rritjen e tensioneve në rajon. 

26 Maj 2023, 20:50 Nga a.l

 

Marrëveshja mes Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve
Foto ilustruese

 

Bashkimi Evropian ka dënuar marrëveshjen midis Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, duke e quajtur atë një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm jashtëzakonisht të rrezikshëm, shkruajnë mediat e huaja.

“Çdo përpjekje për të përshkallëzuar më tej situatën do të përballet me një reagim të fortë dhe të koordinuar. Regjimi bjellorus është bashkëpunëtor në luftën e paligjshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, paralajmëroi Bashkimi Evropian në deklaratë.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në një deklaratë i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të ndryshojë vendimet që mund të kontribuojnë vetëm në rritjen e tensioneve në rajon. 

minsk

Sondazh

Poll